Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nata e ISH-ave në YFSF

Nata e ISH-ave në YFSF
May 10
10:28 2016

Puntata e radhës e YFSF në Tv Klan nisi paksa “nostalgjike”, jo vetëm për artistët pjesëmarrës por edhe për anëtarët e jurisë. Pas performancës së Kastro Zizos, prezantuesja Alketa Vejsiu ka  rrëfyer se nuk mund të linte kurrsesi pa përmendur faktin se ish-gruaja e parë e Kastros ndodhej në publik, duke e cilësuar atë një “femër të mrekullueshme”. Pas fjalëve të Alketës, ka qenë Arian Çani që si mik i vjetër i Katros ka thënë se e njeh mirë personin që Alketa iu referua dhe është e vërtetë që ajo është një grua e lavdërueshme. Ndër të tjera ai tha: “Ka diçka interesante te Kastro, sa më shumë i bën femrat të vuajnë, aq më shumë i duan ato”. Pas këtyre fjalëve e ka marrë fjalën Kastro duke deklaruar: “E falënderoj gruan time të parë sepse më ka dhuruar djalin më të bukur në botë, ndaj faleminderit që ekziston!”

Pas këtyre fjalëve emocionale është prekur edhe Bleona Qereti, e cila ka marrë fjalën duke thënë: “Gjej rastin të përshëndes edhe unë ish-burrin tim: Gani, kudo që të jesh, të përshëndes! Unë vërtet nuk kam një tattoo me emrin tënd në lëkurë, siç ka Kastro për ish-gruan, por të premtoj se do e bëj sepse Kastro s’ka asgjë më shumë se unë”, – ka përfunduar ajo mes të qeshurash.

Epo siç duket, VIP-at tanë dinë të jenë mirënjohës dhe emocionalë edhe për të shkuarat e tyre, sepse duhet thënë se nuk është aspak e lehtë që këto deklarata të bëhen, për më tepër në transmetime direkte.

Shperndaje