Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nard Ndoka, nostalgjik për DWM: Spektakli që më dha kujtime të bukura dhe miq të mirë!

Nard Ndoka, nostalgjik për DWM: Spektakli që më dha kujtime të bukura dhe miq të mirë!
January 15
10:11 2017

Nard Ndoka është ndër deputetët më popullorë të parlamentit shqiptar. Ai është ndër të paktat figura të politikës që ka eksperimentuar edhe në zhanre të tjera, të cilat e kanë kthyer në një personazh akoma më të dashur për publikun. Shembull mund të merret edhe pjesëmarrja e tij në spektaklin e vallëzimit, “Dance With Me” në Tv Klan. Në këtë program, publiku është njohur me një tjetër Nard Ndoka jashtë kufijve të politikës. Ai ka qenë në dyshe në vallëzim me këngëtaren Greta Koçi. Duket se deputeti ndjen nostalgji për këtë spektakël që i dha jo vetëm një eksperiencë, por edhe shumë miq të rinj. Para pak orësh ai ka postuar në Instagram-in e tij një foto ku shfaqet duke biseduar me dy anëtarët e jurisë së “Dance With Me”, Albi Nakon dhe Robert Aliajn.

“Nga DWM kanë mbetur kujtime të bukura, por edhe miq të mirë”,- shkruan Ndoka bashkangjitur fotos.

nardi11

Nard Ndoka dhe Robert Aliaj shpesh debatonin gjatë  mbrëmjeve “live”, por mesa duket kanë zgjedhur të mbajnë mend momentet e bukura.

Ashtu siç ndodh pothuajse gjithmonë, spektakle të tilla i afrojnë personazhet edhe më shumë me njëri-tjetrin duke krijuar kështu miqësi që zgjasin. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje