Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Naomi Watts, 47-vjeçarja e bukur pa botoks

March 30
14:19 2016

1

1
Picture 1 of 4

Cili është sekreti? Naomi Watts, në moshën  47-vjeçare, është fotografuar për kopertinën e revistës “New Beauty” dhe deklaron se nuk ka bërë botoks.

Në një intervistë për revistën, Watts flet për mënyrën se si e trajton çështjen e plakjes dhe shpjegon se pse ajo nuk ka bërë botoks ndonjëherë, edhe pse pranon se ka qenë e tunduar me  kohën.

Ajo thotë: “Personalisht mendoj se për mua është e vështirë për të bërë botoks, por është po aq e vështirë të mos e bëj. Sigurisht që unë dua të tregohem sa më mirë që mundem fizikisht, por interpretoj role që  duhet të përputhen me moshën time. Duhet të jem në gjendje për të thënë nëpërmjet meje historinë e rolit që kam ndërmarrë. Por … kurrë mos thuaj kurrë”. Pavarësisht pohimeve të saj në kopertinën e revistës, ka edhe komente negative nga lexuesit. “Kush e vret mendjen nëse ka bërë operacione apo jo. Pjesa e bezdisshme e fotografisë është se revista vendosi t’i  kushtojë një çështje plakjes, me figura të panatyrshme të kësaj gruaje me shumë fotoshop. Unë jam shumë i zhgënjyer me zgjedhjen e dobët e revistës”,- ka qenë një prej komenteve.

Pavarësisht komenteve, Watts në moshën 47-vjeçare  është një grua e bukur që është pajtuar në mënyrë të përkryer me fenomenin kohë.

Komento
Etiketimet
Shperndaje