Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Nallane” e re jo vetëm ritmike, por edhe “smart ass”

“Nallane” e re jo vetëm ritmike, por edhe “smart ass”
July 11
18:02 2017

Ju kishte marrë malli për “Nallane”? Tashmë është hedhur në treg edhe projekti i ri, duke plotësuar kështu trilogjinë e hitit tuaj më të dashur.

E nëse në dy këngët e para kantautorin e mirënjohur Florian Mumajesin e ka shoqëruar Dj Vicky, “Nallanes” së tretë i është bashkuar një emër i njohur i showbiz-it shqiptar, Arilena Ara.

Duket se Arilena i është përshtatur mjaft mirë stilit dhe “çmendurisë” së Florit e Vicky-t, duke na dhënë përshtypjen se mes tyre ka pasur një kimi për t’u pasur zili.

“Vetëm energjia mund të bënte bashkë tre njerëz të çmendur”,- ka qenë ky reagimi që këngëtarja ka pasur për këtë bashkëpunim të parë me labelin “Threedots”.

Ky projekt tejet i veçantë (ide e Flori Mumajesit që në fillimet e krijimit të tij), duket se është një gjetje për videoklipet shqiptare dhe tashmë e kthyer në traditë nga Threedots.

Por ajo që vëmë re në këtë projekt të ri është një Flori më i dashur dhe romantik. Gjestet dhe puthjet me Arilenën e vërtetojnë më së miri këtë fakt.

Duke njohur aftësinë dhe idetë e Flori Mumajesit, nuk është çudi që “Nallane” 4, 5, 6… të xhirohet në ndonjë kamion apo helikopter. Por deri atëherë, ngrini volumin në maksimum dhe shijoni hitin e verës…

To be continued…/Blitz.al

Komento
Shperndaje