Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Na falni që po jua kujtojmë, por ju vajza të showbiz-it do të keni të njëjtin “hall” në të ardhmen!

Na falni që po jua kujtojmë, por ju vajza të showbiz-it do të keni të njëjtin “hall” në të ardhmen!
March 17
18:54 2017

Vetëm përpara disa ditësh, një fotografi e moderatores Xhemi Shehu me djalin e saj bëri xhiron e portaleve, sepse Olta Gixhari i ka kërkuar publikisht që nëse një ditë do të ketë vajzë, ajo do të martohet me djalin e Xhemit. Sigurisht, kjo batutë nuk ka qenë pa vend, pasi vogëlushi i Xhemit është një yll i vërtetë!

Të gjithë fëmijët janë të bukur dhe të gjitha personazhet shqiptare që kanë publikuar fotografi të fëmijëve të tyre na kanë ngrohur zemrën me gjithë çiltërsinë dhe pafajësinë e fëmijëve që u shtojnë profileve të tyre në rrjete sociale, duke ndarë momente që na bëjnë t’i shikojmë edhe ata me një sy tjetër.

Por ka disa djem të personazheve të famshme shqiptare që janë më të ekspozuar dhe më të njohur në rrjete sociale. Ata jo vetëm që janë më të ekspozuar, por kanë që tani fansat e tyre, pasi duhet thënë se janë fëmijë shumë të bukur! Ne mund të themi vetëm kaq: Mama, ju do të keni të njëjtin “hall” në të ardhmen, do t’ju duhet të keni kujdes me djemtë tuaj sepse shumë vajza do të mundohen t’ua rrëmbejnë zemrën!

Po ja, e kemi faj ne? Djali i Çiljetës, Fernando, është fëmija më i veçantë në showbiz-in shqiptar. Jo vetëm shumë i bukur, por edhe shumë tip, me vështrimin e tij si një burrë i madh.

Po djali i Amit dhe Ermalit? Më të ëmbël se Joeli nuk ka! Me shumë mundësi sepse është ngjizur dhe është rritur vetëm me batuta dhe të qeshura.

Një super yll i Instagram-it është edhe Troi, djali i Adrola Dushit, i cili nuk i ka lënë asgjë pa marrë mamasë së tij në tipare. A ka portret më të bukur se ky i Troit?

/Blitz.al/

Shperndaje