Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Na fal Besa, poooor…!

Na fal Besa, poooor…!
December 15
12:18 2019

Siç mund ta keni dëgjuar ose jo vërdallë, sepse në fakt është çeshtje që i intereson realisht vetëm një personi, këtë javë këngëtarja Besa Kokdhima tha se do të padisë emisionin “ThumbOn”, për shkak të trillimeve që janë bërë në studion tonë në adresë të saj.

Histori e gjatë në pak rreshta, agjenti i emisionit fiks një javë më parë tha shprehimisht se lartë e poshtë dhe në komentet e fshira të Youtube, flitet që Besa për këngën “Histori” është inspiruar nga një këngë e David Guetta dhe se kjo ka qenë arsyeja përse u tërhoq nga Kënga Magjike.

Ndërkohë këngëtarja tha se nuk ka dëshirë(duket) por do na padisë.

Pastaj, në foton ku lajmi i shpërndarë nga Ora dukej i fshirë, tha se priste një kërkim falje por dhe aq ishte ok. Pra donte vetëm një kërkim falje? Jo?Jo mesa duket, sepse më vonë arriti që duke përdorur të drejtat për imazhin e saj të hiqte videon nga Youtube, po vazhdon të përpiqet të mbyllë kanalin e Orës, ndoshta në të ardhmen vjen dhe bën dhe mbylljen e turnit te lokali këtu poshtë nuk e dimë, që të jemi korrektë.

Gjithsesi pas gjithë kësaj ne jemi gati t’i kërkojmë falje Besës se është gjëja e duhur për tu bërë! Në rradhë të parë kërkojmë falje që u bëmë shkas që t’i kushtoje kaq shumë kohë një çeshtje si kjo, sepse qartësisht ke gjëra më të mëdha për të bërë, mes pëlqimit të meme-ve që ironizojnë Kengën Magjike në Instagram:

Dhe koncerteve të shumta që ke. Kërkojmë falje që thamë se thuhej(gjithmonë) që ti ishe inspiruar nga David Guetta për atë pjesë të vogël të këngës, duhet të thonim që ndoshta Darko Dimitrov, një nga muzikantët më të mirë në Shqipëri ndoshta është frymëzuar, se ai është kijuesi i muzikës. Kërkojmë falje që ne, si hiena mediatike që jemi, bëjmë rubrika inspiruese dhe motivuese për njerëzit dhe e kemi hapur tavolinën tonë këtu e kudo që kemi qenë për zërin e të gjithëve, shumë jo profesionale nga ana jonë. Dhe së fundmi kërkojmë falje për teknikalitetin e mëposhtëm, por që duhet:
Nuk mund te padisesh dikë per trillim, se perkufizimi kryesor eshte ai i dickaje imagjinare dhe jo të vërtetë. Mund të padisësh dikë për shpifje dhe fyerje, e sigurisht në atë që kemi thënë e artikuluar, fyerje nuk ka pasur absolutisht. Shpifja nga ana tjetër, që të jetë e dënueshme, duhet të plotësojë disa kushte, duhet të jetë:

-Fjalë e rreme, trillim, gjëra të paqena që thuhen me qëllim për të përlyer nderin a emrin e mirë të dikujt, për t’i ngarkuar një faj që nuk e ka bërë, për të njollosur diçka ose për synime të tjera të pandershme; përhapja e fjalëve a e trillimeve të tilla.

Që ne mendojmë se janë shumë gjëra për t’u provuar në ato sekondat e fjalëve dhe raportimeve, brenda kornizave të showbiz-it. Para se ta mbyllim, kërkojmë edhe falje që po i shkruajmë publikisht këto, por jo dhe aq sepse kjo është rruga që zgjodhe ti…

Hienat do vazhdojnë të jenë këtu, me gjëra më të rëndësishme dhe mbi të gjitha, më interesante për tu marrë! /Blitz.al/

Share