Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Muzikanti hungarez: “Kayne West më ka vjedhur këngën”

Muzikanti hungarez: “Kayne West më ka vjedhur këngën”
May 25
20:23 2016

Telashet nuk paskan të sosur për reperin Kayne West!

Problemi i vetëm që i mungonte ishte një padi lidhur me një nga këngët e albumit të tij të vitit 2013, “New Slaves”.

Gabor Presser, një muzikant hungarez, ka ngritur një padi kundrejt reperit në gjykatën federale të Manhatanit, me pretendimin se “New Slaves” është një këngë e prodhuar duke përdorur si bazë një nga këngët më të famshme të këtij të fundit, “Gyongyhaju Lany”.

Edhe pse avokatët e West i kishin dërguar plot 10,000 dollarw për shkak se ishin në dijeni të përdorimit të këngës së tij nga Kayne dhe producentët e tij, Presser deklaroi para trupit gjykues se ai nuk i kishte pranuar kurrë ato para sepse nuk ishte dakord me marrëveshjen.

Pavarësisht kësaj, asnjë nga “skuadra” e Kayne West nuk është përgjigjur kundrejt kësaj padie.

Kjo nuk është hera e parë që një artist i përmasave të tilla akuzohet për plagjiaturë apo vjedhje, sepse vite më parë Beyonce dhe Jay Z u akuzuan për vjedhje të “Drunk in Love” dhe “XO”, akuza të cilat u hodhën poshtë nga gjykata.

Por se ç’do të ndodhë me Kayne-n do ta shohim në ditët në vazhdim.

VS.

Etiketimet
Shperndaje