Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Muzikantet më të paguara të vitit 2016

Muzikantet më të paguara të vitit 2016
November 02
19:28 2016

Tashmë mund të themi se jemi pranë fundit të 2016-s, pasi jemi në muajin e 11-të të vitit e rreth 60 ditë na ndajnë nga 2017-a.

Në këtë periudhë të vitit, media të ndryshme fillojnë të publikojnë rezultatet për artistët më të suksesshëm të vitit që po lëmë pas. “Forbes”, një nga revistat më të rëndësishme për sa u përket financave dhe ekonomisë, kryesisht të personazheve të njohur të ekranit, ka publikuar listën e këngëtareve më të paguara për vitin 2016 dhe kryesuesja e kësaj liste është Taylor Swift.

Më poshtë do t’ju tregojmë se cilat janë emrat e tjerë të njohur që renditen në këtë listë.

10. Celine Dion – 27 milionë $

9. Shania Twain – 27,5 milionë $

8. Britney Spears – 30,5 milionë $

7. Jennifer Lopez – 39,5 milionë $

6. Katy Perry – 41 milionë $

5. Beyonce – 54 milionë $

4. Rihanna – 75 milionë $

3. Madonna – 76,5 milionë $

2. Adele – 80,5 milionë $

1. Taylor Swift – 170 milionë $ /Blitz.al/

Komento
Shperndaje