Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Muzika në zi, ndahet nga jeta këngëtari i njohur

May 18
10:36 2017

 

Këngëtari i njohur amerikan Chris Cornell ka ndërruar jetë të mërkurën në mbrëmje.

Në një deklaratë të lëshuar për “The Associated Press”, Brian Bumbery tha se Cornell vdiq të mërkurën mbrëma në Detroit, por  shkaku i vdekjes ende nuk është zbuluar.

Këngëtari njihet më së shumti si vokalisti kryesor dhe kompozitor i grupit Soundgarden, i njohur që prej vitit 1994 me albumin “Superunknown”. Grupi u nda në vitin 1997, për t’u ribashkuar në 2010-n për albumin e tyre të gjashtë “King Animal”.  Muzika e tyre është vlerësuar me dy çmime Grammy dhe kanë arritur të shesin më shumë se 10.5 milionë kopje të albumeve. Gjatë pauzës 13-vjeçare në muzikë, Chriss kaloi në një periudhë të errët të jetës së tij dhe qëndroi në rehabilitim disa kohë për varësinë ndaj alkoolit.

Suksesi i tij arriti majat pas bashkimit me grupin Audioslave, me anëtarë të grupit Rage Against The Machine. Ai gjithashtu ka kënduar kolonën zanore të filmit James Bond, “Casino Royale”.

Për sa i përket ndarjes nga jeta, familja e Cornell ka kërkuar privatësi derisa mjekët të përcaktojnë shkakun e vdekjes.

Cornell  ditën e sotme do të performonte  në festivalin amerikan “Rock the Range” në Columbus./Blitz.al/

Komento
Shperndaje