Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Musa ndryshon mendim pas daljes nga BB9, sulmon banorët: “Për lekë edhe armiku bëhet mik”

Musa ndryshon mendim pas daljes nga BB9, sulmon banorët: “Për lekë edhe armiku bëhet mik”
June 19
10:33 2017

Musa dhe Dona kanë qenë dy banorët që u eliminuan të shtunën në mbrëmje, një javë përpara finales. Pasi kanë përjetuar aventurën e tyre gati 3 mujore, menjëherë pas daljes janë përballur me një realitet ndryshe nga ai që kishin lënë pas. Tashmë edhe ata e ndjekin nga televizori “Big Brother”-in dhe nuk kanë munguar kritikat e para ndaj banorëve që aktualisht janë në lojë, tre çifteve: Lupçe-Katerina, Danjel-Fotini dhe Olsi- Fiorentina.

Musa ka publikuar në Instastory një foto të banorëve të ulur në tavolinë dhe sipas tij kjo situatë është një hipokrizi.

“Për lekë edhe armiku bëhet mik. Tani mund të putheni. Ndajeni çmimin”,- shkruan Musa bashkangjitur fotos.

Kjo nuk është hera e parë që banorët pasi dalin nga shtëpia ndryshojnë mendim për shokët e tyre brenda në lojë. Olsi dhe Danjeli patën një përballje të fortë mes tyre disa ditë më parë, një situatë e cila gati shkoi në përballje fizike e duket se ky koment i Musës u drejtohet pikërisht atyre./Blitz.al/

Shperndaje