Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mund ti thërrasim “Fero i çudirave”, reperi shfaqet në skenë brenda një arkivoli!

Mund ti thërrasim “Fero i çudirave”, reperi shfaqet në skenë brenda një arkivoli!
August 07
16:54 2018

Mbrëmjen e djeshme reperi i njohur Fero ka tronditur fansat e tij me videon e postuar në Instagram.

Në një koncert të pak ditëve më parë ai ka vendosur ta fillojë ndryshe performancën e tij. Gjatë kohës që fansat prisnin Feron në skenë kanë vendosur një arkivol, prej të cilit ka dalë reperi sapo ka nisur muzika.

Ai ka postuar vetë në Instagram këto pamje e përbri videos shkruan:

“Kur je i dekt amo shoku apo shoqja t;thirr me dal. Bone tag shokun/shoqen që sun i thu jo kur t’thirr me dal”.

 

Ai duket se e ka marrë shumë qetësisht këtë gjë, por pamjet nuk ju kanë pëlqyer të gjithëve, e përveç ndjekësve të tij kemi vënë re se shumë komentues janë revoltuar dhe e kanë ofenduar.

E pra, tashmë çdo gjë mund të presim prej tij…/Blitz.al/

Komento
Shperndaje