Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“M’u shemb bota”- aktorja e njohur flet për periudhën më të vështirë të jetës dhe mëmësinë

“M’u shemb bota”- aktorja e njohur flet për periudhën më të vështirë të jetës dhe mëmësinë
January 10
20:51 2019

Aktrimi ka qenë dashuria më e madhe për të që në moshën 6 vjeçare. Por e gjithë arritja profesionale dhe fama duket se është shoqëruar dhe me periudha të errëta për Keira Knightleyn.

“Isha në një kohë në jetën time që ende po krijohesha. Si shumica e të rinjve, ende se kisha gjetur tamam kush isha apo për çfarë. Trupi im po ndryshonte dhe as nuk e dija si ndihesha për veten dhe mënyrën si dukesha. Ndërkohë papritmas, njerëzit po i jepnin shumë zë mendimeve të tyre për mua si një vajzë e re dhe aktore. Humba vlerësimin në vete sepse më bën të ndihesha sikur nuk e meritoja të bëja atë që po bëja. Kur shoh pas, e gjithë periudha midis 19 dhe 23 vjeç është një paqartësi e madhe. M’u shemb bota kur isha 22 vjeç. Çdo gjë ndaloi së funksionuari dhe ndihesha sikur isha ndarë në copëza të vogla, sikur truri im ishte thyer me të vërtetë.”- ka treguar Keira për “Balance”.

Ndërkohë, në mënyrën më të sinqertë të mundshme ajo vazhdon të tregojë se ndonëse mëmësia është një ndjenjë e bukur, është tej mase e vështirë:

“Mendoj se nuk i japim grave mjaftueshëm merita për maratonën fizike dhe emocionale që kalojnë kur bëhen nëna. Unë vi nga një situatë me privilegje të mrekullueshme. Kam një mbështetje të paparë, kam qenë jashtëzakonisht me fat në karrierë, mund të përballoj kujdesin e mirë për fëmijën dhe prapë dreqin, e kam shumë të vështirë. Dhe është normale ta thuash këtë. Nuk do të thotë që nuk e dua fëmijën tim, por po pranoj që deprivimi nga gjumi, ndryshimet hormonale, kthesa në marrëdhënien me partnerin, janë të gjitha gjëra që më bëjnë të ndihem sikur po dështoj përditë. Më duhet t’i rikujtoj vetes që s’kam dështuar, thjesht po bëj çfarë mundesh, por nuk është e lehtë.”

Vajza e saj do të nisë shkollën vitin që vjen, dhe për të mos qenë një “skllave e rutinës”, Keira shprehet se po punon fort për filmin e saj të ri “Colette”. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje