Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

MTV VMA 2016 – e gjitha për Rihanna-n

MTV VMA 2016 – e gjitha për Rihanna-n
August 29
12:48 2016

Mbrëmja e kaluar në Madison Square Garden ishte planifikuar e gjitha të ishte vetëm për Rihanna-n. Kjo për faktin e vetëm se ajo do të nderohej me çmimin e madh  “Michael Jackson Vanguard Award”.

Organizatorët kishin menduar një mënyrë të re për të nderuar fituesin e “Vanguard Awards”, pasi mënyra tradicionale parashikonte fituesin e çmimit duke performuar në fund të spektaklit e më pas duke marrë trofeun.

Këtë vit, fituesja e çmimit prestigjioz ka performuar plot 4 herë: një herë në hapjen e show-t, 2 herë në mes të ceremonisë dhe një herë në fund, për të marrë edhe çmimin nga Drake.

Në hapje, Rihanna performoi e veshur me bluzë, pantallona të shkurtra dhe me çizme ngjyrë rozë këngët: “Please Don’t Stop the Music”, “Only Girl (In the World)”, “We Found Love” dhe “Where Have You Been”.

Më pas, ajo është ngjitur në skenë duke performuar “Rude Boy” dhe “Work” e veshur me tuta të zeza lëkure dhe një bluzë të shkurtër e me kapuç, në mes të një turme spektatorësh.

Performanca e tretë përfshinte “Bitch Better Have My Money” dhe “Needed Me”, kurse performanca e katërt dhe e fundit ishte një rikthim në balada, pasi Rih performoi hitet “Diamonds” dhe “Love on the Brain”, për të mirëpritur pastaj Drake me statujën e artë.

Një natë e paharrueshme për Rihanna-n ajo e mbrëmshmja!

Komento
Shperndaje