Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

MTV publikon emrat e dy performueseve të para në VMA 2016

MTV publikon emrat e dy performueseve të para në VMA 2016
August 17
15:12 2016

Një nga dy ngjarjet më të mëdha muzikore të vitit, MTV Video Music Awards, do të mbahet pas dy javësh dhe emocionet kanë filluar.

Dy nga performueset e para që janë bërë të njohura janë Rihanna dhe Britney Spears.

Riri do të performojë në skenën e New York-ut për të marrë çmimin më të rëndësishëm të natës, Michael Jackson Vanguard Award, kurse Britney do të ringjitet në skenë për të performuar këngët e  saj të fundit.

MTV ka shpërndarë një video në rrjetet sociale ku lajmëron performancën e Spears, video që i ka bërë fansat ta presin me padurim mbrëmjen e 28 gushtit.

Deri atëherë, le të presim emrat e performuesve të tjerë.

Komento
Shperndaje