Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

MTV i thotë “lamtumirë” Taylor Swift-it!

MTV i thotë “lamtumirë” Taylor Swift-it!
July 27
15:15 2016

Vazhdojnë ditët ters të Taylor Swift.

Mbrëmë janë shpallur nominimet për MTV Video Music Awards (VMAs) dhe Taylor nuk është dukur gjëkundi, edhe pse në vitin që lamë pas ajo publikoi 3 video: “Wildest Dreams”, “Out of the Woods” dhe “New Romantics” nga albumi i saj i fundit, “1989”.

Vitin që lamë pas Swift vendosi rekord duke u nominuar 10 herë, por nuk arriti ta përjetonte gjatë këtë sukses pasi Beyonce është nominuar plot 11 herë këtë vit, duke e thyer rekordin e këngëtares 26-vjeçare.

Ndryshe nga MTV VMAs 2015, ku Swift fitoi goxha trofe, përfshirë edhe atë të “Video of the Year”, këtë vit Taylor duhet të relaksohet në kolltuk dhe të shijojë shfaqjen e Adele-s dhe Beyonce-s, pasi të dyja kanë premtuar një super spektakël. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje