Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

MTV EMAs: Rita Ora, Dua Lipa, Ermal Meta… shqiptarët ia dolën!

MTV EMAs: Rita Ora, Dua Lipa, Ermal Meta… shqiptarët ia dolën!
November 13
13:07 2017

Që në momentet e para kur MTV bëri publike listat e kandidatëve për trofe në “MTV Europe Music Awards 2017”, u vu re se ndryshe nga vitet e kaluara, shqiptarët ishin nominuar në mjaft kategori të rëndësishme.

Ama, e diela rezultoi me shumë fat për Rita Orën, Dua Lipën dhe Ermal Metën!

Padyshim, protagonistja e mbrëmjes ishte Rita, e cila u komplimentua jo vetëm nga komentues të shumtë në rrjetet sociale, por edhe nga media si “Daily Mail”. Veshjet mjaft stil, performanca “cool” e “Your Song” dhe “Anywhere”, si dhe humori fin bënë që shqiptarja të kthehej në një nga artistët më të komentuar të mbrëmjes.

Nga ana tjetër, trofeu i “Best New Artist” i shkoi Dua Lipës, e cila me një videomesazh nga Brazili ka përshëndetur të gjithë fansat dhe mbështetësit e saj. Një trofe tjetër ka shkuar edhe për Ermal Metës, i cili ka çuar në shtëpi “Best Italian Act”.
Këtë e ka treguar vetë këngëtari shqiptar me një postim në Instagram ku shkruan thjesht: “Faleminderit!”.

Kanë mjaftuar 2 trofe dhe një protagoniste që shqiptarët të përfaqësohen më së miri në eventin më të rëndësishëm muzikor europian, MTV EMAs.
Tani, të kryqëzojmë gishtat që edhe në eventet e ardhshme si “Grammys”, ne të kemi një përfaqësues të denjë! /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje