Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

MTV EMAs 2016, dy shqiptare përballë njëra-tjetrës

September 27
16:01 2016

 

 

Në kategoritë e nominimeve të këtij viti për European Music Awards 2016 janë edhe dy emra të njohur shqiptarë, Bebe Rexha dhe Dua Lipa.

Bebe Rexha është e nominuar jo në një, por në dy kategori të EMAs 2016. Bëhet fjalë për “Best New”, pra artisti i ri më i mirë dhe këtu, Bebe përballet me Lukas Graham, The Chainsmokers, Zara Larsson dhe DNCE.

Nga ana tjetër, në kategorinë “Best Push”, Bebe-s do t’i duhet të përballet me Duan si dhe Charlie Puth, DNCE, Lukas Graham e shumë të tjerë.

A do të marrin apo jo dy shqiptaret një trofe në EMAs, apo cila do të triumfojë në “Best Push”, këtë do ta mësojmë më 9 nëntor, në Rotterdam. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje