Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mrekullia që zgjon çdo mëngjes Miriam Canin…

Mrekullia që zgjon çdo mëngjes Miriam Canin…
October 17
09:30 2016

Prej disa muajsh tashmë, Miriam Cani dhe Alban Skënderaj janë bërë prindër të një vogëlusheje. Ameli është fëmija i parë i çiftit dhe ashtu si ata e quajnë një mrekulli në jetën e tyre.
Miriam dhe Alban postojnë shpesh në rrjete sociale momente me vajzën e tyre, por asnjëherë nuk ia tregojnë fytyrën. Mëngjeset e mami Miriamit prej muajsh janë të veçanta. Ajo ka shpërndarë para pak minutash në Instagram një foto të Amelisë në mëngjes duke fjetur dhe duke shtrënguar dorën e mamit. Ashtu si edhe këngëtarja shprehet, ajo zgjohet çdo mëngjes duke parë mrekullinë e saj.
“Dashuria krijoi mrekullinë. Ajo çfarë shoh unë çdo mëngjes”- shkruan Miriami. /Blitz.al/

Love creates miracles .. #MyEveryMorningView 👼 Mirmengjes ❤️

A photo posted by ☞ Ⓜ🅸🆁🅸🅰🅼 🅲🅰🅽🅸 (@miriamcani) on

Komento
Shperndaje