Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mozzik realizon ëndrrën e tij, ka gati bashkëpunimin me reperin e njohur

Mozzik realizon ëndrrën e tij, ka gati bashkëpunimin me reperin e njohur
July 21
09:01 2019

Gjërat nuk kanë ecur aspak keq për Mozzik që kur ai dhe vëllai, reperi Getinjo, u larguan nga “On Records” dhe vendosën ta vazhdojnë karrierën në Gjermani. Ai  jo vetëm që arriti të sjellë hite pa ndalim, por formoi dhe një dyshe shumë të suksesshme në muzikë me bashkëshorten e tij, Loredanën dhe akoma më të suksseshme në jetën personale, pasi u bënë dhe prindër të një vajze.

Tani ata kanë gati një turne në Europë, por megjithatë qershia mbi tortë e të gjithë ngjarjeve që kanë ndodhur këtë vitin e fundit për Mozzik duket se është bashkëspunimi i rradhës. Me anë të një postimi në Instagram ai i bën me dije ndjekësve të tij që do të sjellë një këngë së bashku me ndoshta reperin më të famshëm në Shqipëri, Unikkatilin. Jo rrallë Mozzik dhe vëllai i tij janë shprehur në intervista se Unikkatil ka qenë për shumë koësh reperi i tyre i preferuar, gati një idhull dhe prandaj, në lidhje me këngën e rradhës ai thotë se është si një ëndërr e realizuar.

Humbën dhe shkronjat gati duke postuar këtë foto. Po më në fund ndodhi kjo ëndërr e realizuar me mund e vullnet.”- shkruan Mozzik në postimin e tij në Instagram.

Pjesë e gëzimit të tij është bërë dhe Loredana, e cila me siguri është gjithashtu fanse e Unikkatil:

Kënga do të dalë sot në orën 18:00 dhe ne shpresojmë shumë mos të zhgënjëhemi me atë që do të dëgjojmë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje