Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Mozzik reagon pas deklaratave të Loredanës: “Mos e përdor vajzën për t’u viktimizuar”

Mozzik reagon pas deklaratave të Loredanës: “Mos e përdor vajzën për t’u viktimizuar”
January 14
10:25 2020

Ok, menduam që historia e ndarjes së Mozzik dhe Loredanës ishte drejt një fundi paqësor, sidomos pas deklarateve të reperes mbrëmjen e djeshme në “NIN”, ku ndër të tjera tha se vazhdon të ketë komunikim me ish-partnerin dhe se tani të dyja palët janë qetësuar, edhe pse nuk po mendojnë rikthimin.

Megjithatë vetë Mozzik, mendon ndryshe për gjithçka që Lori tha në intevistë, sidomos për shkakun e ndarjes, që ajo e komentoi kështu:

Pse u ndamë nuk mund ta them me saktësi. Nuk ka qenë arsye për t’u ndarë. Për mua duhet të ndodhin shumë gjëra që të ndahen dy njerëz. S’kemi pasur arsye të mëdha, por ishim të dy të stresuar. Shumica mendojnë se është nice të bësh të njejtën punë, të punosh non stop bashkë e të kacafytesh. 80% të kohës ja kemi kaluar mirë bashkë.”

Në një reagim të gjatë në Instagram, ku qartësisht tregohet që gjërat mes tyre nuk janë aq të qeta sa duken dhe thuhen, Mozzik nis të shprehet, fillimsiht në lidhje me faktin që fjalët e loredanës gjendeshin kudo në rrjetet sociale dhe media dje:

Unë jam 24 vjeç, mashkull i një familje që më ka mësuar sa vlerë ka familja e sa vlerë ka respekti e dashuria…Kuptojeni një herë në jetën tuaj që nuk nuk jam nga ata persona që ndikohem nga mediat, portalet apo televizionet. Kurrë s’më keni parë duke reaguar deri më sot për sa i përket jetës time private dhe kurrë nuk do më shihni. Copa copa ma dërguan nejrëzit një intevistë që e pashë, e kqyra, e dëgjova.

Taani kalojmë tek pjesa që i drejtohet Loredanës që nis me shprehjen: “Njeriu viktimizohet me shpresën që pastrohet e lirohet nga faji apo diçka tjetër.

Ti je Nanë, e një nane nuk i ka hije të gënjejë, sepse është ligësi, e një nane nuk i ka hije të gënjejë (përdorimi i ekzagjëruar i thonjëzave tek fjala nanë). E atë ëngjëllin e vogël mos e përdor për tu viktimizuar, çdo herë po të shpëton Hana nga ngjarjet e fundit. Sepse është fëmijë ende, normal që e do, të kuptoj, por mos e përdor si të vetmen armë. Mu ma njeh ti, familja jote, rrethi yt. Më njohin kush jam unë shumë mirë, po ashtu të njohin edhe ty. Dashuria nuk njeh para, famë, muzikë, por ja që tek ti njihka, sepse je shumë e re në këtë lamijë. E ti shumë mirë e di, edhe njerëzit e tu e dinë, cilat janë arsyet që unë jam larguar nga ti, e asnjëra nuk ishte nga ato që kishe cekur në intervistë. 3 vite gati isha për ty, si në të mirë dhe në të keq, dhe do isha ende po të mos e bëjë bërllog ti. Unë i kam 24 vjeç, asnjëherë nuk kam dashur për veten një martesë kaq të shkurtër, por ja që jeta qenka vetëm befasira. Do ngelësh Nana e vajzës time, të uroj më të mira në jetë”- thotë Mozzik

Dhe në fund Mozzik nuk harron të thotë që është hera e fundit që flet për këtë temë, megjithatë e dyshojmë shumë këtë. Gjithashtu, pas deklaratave nga të dyja anët, tani jemi më kuriozë se kurrë cili ka qenë shkaku i ndarjes, njësoj si ju.

/Blitz.al/

Share