Blitz

 Breaking News

Mozzik publikon “Zemra ime”, kujt ja dedikon?

Mozzik publikon “Zemra ime”, kujt ja dedikon?
December 13
11:12 2019

Ashtu siç kishte lajmëruar, mesnatën e shkuar Mozzik publikoi këngën e tij më të re, që titullohet “Zemra ime” dhe tek e cila, sipas reperit gjithmonë, shumë njerëz do të gjejnë veten.

Ne sigurisht e dëgjuam këngën dhe mendojmë që po, shumë persona mund ta gjejnë veten aty, ata që vuajnë nga dashuria sidomos. Megjithatë kemi një pyetje tjetër, kujt ja dedikon këtë këngë Mozzik?

Po dhe ne ashtu mendojmë, Loredanës. Në fakt nuk po mendojmë vetëm ne dhe ju, por dhe fansat e tij dhe publiku që tashmë e ka dëgjuar “Zemra ime”, teksti duket si i shkruar për ish-partneren e tij. Megjiithatë kështu u tha dhe për “Dhelpër dinake”, që dhelpra ishte Loredana, gjë që Mozzik nuk e pohoi dhe mohoi asnjëherë.

Kënga është një rap-baladë e ndjerë në fakt, refreni përsërit fjalët “Zemra ime mos u lëndo, kam ik pak larg mos u shqetëso”, ndërkohë flet dhe për kujtime, mall, lënie faji, pra një dramë e vërtetë e dy personave që gjenden larg. Ndërkohë që pjesa e fundit është e gjitha si një premtim, ku Mozzik thotë se do jetë gjithnjë ëngjëlli mbrojtës, për atë që i dedikon këngën dhe shprehimisht thotë fjalët “Po dashnia sun frymon ku të vijnë sendet te huna”.

Dhe duke qenë se në një intervistë të mëparshme ai ka thënë që do të mbesë gjithnjë i lidhur me Loedanën dhe do ketë një marrëdhënie të mirë me të, e që ndarja ka ardhur për shkak të disa gjërave që ajo duhet të ndryshojë, nuk mund të jetë koiçidencë. Ose dhe mund të jetë, nuk e dimë. Ndërkohë fakti që Mozzik në videoklip gjendet në burg, mund të jetë një metaforë për faktin që tani ai gjendet larg dhe në pamundësi për të takuar dashurinë e tij të vërtetë.

Ndërkohë dëgjojeni këngën dhe na thoni:

Kam përshtypjen që do dakordësoheni me ne! /Blitz.al/

Share