Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mozzik publikon këngën e re. I del të keqes para

Mozzik publikon këngën e re. I del të keqes para
October 15
15:00 2016

Para disa muajsh, kënga “Beautiful” e Florit dhe Ledrit pati shumë sukses dhe shpejt u kthye në një hit. “Beautiful” trajtonte një  temë delikate dhe ka qenë një dedikim shumë i ndjerë për  njerëzit e sëmurë me kancer.

Duke u frymëzuar nga ata, ndoshta edhe kolegët e tjerë po mundohen të gjejnë çelësin e suksesit duke u bazuar në këtë temë të ndjeshme.

Mozzik ka lajmëruar se sot do të publikojë këngën e tij më të re, “Kanceri”. Nëpërmjet kësaj kënge ai, mesa duket, po bashkohet me këtë kauzë, madje në një tjetër foto në Instagram ka shkruar:

“Neve në rrugën e jetës ecim duke shijuar kënaqësitë e saj ashtu sikurse edhe ballafaqohemi me sfidat që na i sjell për rrugë. Mos harroni, kënaqësia më e madhe qëndron në fitimin e betejave me të cilat ndeshemi dhe vendimin tonë të ndërmarrë paraprakisht, mosdorëzimin. Dëgjoni këngën “Kanceri” deri në fund nga Mozzik. Zoti ju bekoftë të gjithëve!”

Pas akuzave që u bëhen shumë këngëtarëve për kopjim nga artistët e huaj, Mozzik bashkangjitur me promon e këngës ka shpjeguar se për realizimin e saj është inspiruar nga artisti francez Stromae./Blitz.al/

moss

mos

Komento
Shperndaje