Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mozzik pranon: “Kënga është regjistruar tek “On Records” por nuk quhet e vjedhur”

Mozzik pranon: “Kënga është regjistruar tek “On Records” por nuk quhet e vjedhur”
April 20
10:56 2018

Kënga “Madam” nga Mozzik arriti te kishte nje rekord klikueshmërie dhe u pëlqye shumë nga fansat e reperit e jo vetëm. Arsyeja ishte jo vetëm teksti që shumë persona e gjetën veten por edhe muzika e veçantë.

Por vetëm pak ditë pasi arriti miliona klikime “On Record” për të drejta autorsie i fshiu këngën nga You Tube.

Mozzik ka regauar pak minuta më parë në disa video në “Instagram” ku ka thënë : “Është e vërtetë se unë këngën e kam regjistruar tek ato që kam punuar por atyre nuk i ka pëlqyer ky projekt dhe unë tani e kam punuar me një bit krejt tjetër në një studio tjetër. Tekstin e kam shkruar nga zemra ime me shumë ndjenjë dhe ato e dinë shumë mirë këtë”- ka përfunduar Mozzik.

Nuk dihet se si do të rrjedhin ngjarjet në lidhje këngën por “Madam” ishte një hit e kjo nuk mund të hiedhet poshtë kaq kollaj.

/Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje