Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mozzik: “Mbretëreshë e muzikës shqiptare është… Elvana!”

Mozzik: “Mbretëreshë e muzikës shqiptare është… Elvana!”
October 19
16:30 2016

Gjithmonë reperin kosovar e kemi parë të flasë me humor e të bëjë shaka nëpër intervista, por këtë herë Mozzik është treguar më serioz se kurrë.

I ftuar në emisionin “Mirage”, reperit të hitit “Dhezu” i është kërkuar të zgjedhë mes dy artisteve të ndryshme, të cilat u shfaqën në monitor.

I pyetur se kush është artiste më e mirë, Elvana Gjata apo Dafina Zeqiri, Mozzik është përgjigjur: “Elvana! Edhe Dafina e mirë është, por nëse është Elvana dhe Dafina, Elvana për mua është simbol i muzikës, mbretëreshë e muzikës shqiptare”.

Ai gjithashtu ka treguar edhe se me kë do ta kalonte natën: Zajminën apo Genta Ismajlin. Përgjigjja për Mozzikun është mjaft e thjeshtë: “Zajmina!”. /Blitz.al/

Shperndaje