Blitz

 Breaking News

Mozzik e ka ndarë mendjen të mos kthehet me Loredanën!

Mozzik e ka ndarë mendjen të mos kthehet me Loredanën!
May 12
09:50 2020

Mozzik dhe Loredana i dhanë fund marrëdhënies së tyre muaj më parë dhe duket se ai që ka dashur i pari ndarjen ka qenë Mozzik.

Vetë Mozzik tha për herë të parë se ishte ai që e mori vendimin për t’u ndarë dhe tregoi se nuk ka ndërmend të kthehet më me ish-partneren e tij. Gjatë intervistës me Alaudin Hamitin në “NIN”, reperi s’mund t’i shpëtonte pyetjeve për mamanë e vajzës së tij, Loredanën, ndaj vendosi t’i japë fund njëherë e mirë këtyre thashethemeve.

“Nuk jena mo. Edhe s’kthehet kurgjo mo. Ishim dikur nuk jemi mo”- tha Mozzik duke i dhënë fund kësaj teme.

Megjithëse prej kohësh të ndarë, ende nuk është zbuluar arsyeja që e çoi dyshen drejt këtij vendimi. Në fillim ndarja  e tyre thuhej se nuk ishte e vërtetë por thjesht një lajm i rremë madje ende disa fansa të tyre nuk e besojnë.

Pavarësisht ndarjes, Loredana dhe Mozzik vazhdojnë të ruajnë marrëdhëniet me njëri-tjetrin për shkak të të voglës së tyre, Hana.

Share