Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mozzik dhe Getinjo në zi!

Mozzik dhe Getinjo në zi!
September 05
13:02 2016

 

Mëngjesin e sotëm, Mozzik dhe vëllai i tij, Getinjo, janë zgjuar me një lajm të hidhur.

Ata kanë bërë të ditur në Instagram se një nga personat më të dashur për ta ka ndërruar jetë dhe se e gjithë familja është në zi. Bëhet fjalë për dajën e tyre, Muzafer Hetemi.

Reperi i “Dhezu” ka shpërndarë në profilin e tij në Instagram një foto të dajës së tij dhe shkruan: “Dashamirës dhe shokë, me pikëllim të thellë ju njoftoj që sot papritmas ndërroi jetë vëllau i nënës”.

Më pas, ai shton: “O daja jem, më ke mërzit shumë, ishe shembull i familjes dhe më i madhi i familjes. Pusho i qetë dajë, do të kujtoj krejt jetën! Varrimi bëhet në ora 15:00, në fshatin Sojevë”.

Të njëjtën foto ka postuar edhe Getinjo, i cili shkruan: “U prehsh në paqe! Ngushëllime!” /Blitz.al/

R.I.P 🙏👆 Ngushllime😿 @getinjo

A photo posted by Broken💔 (@getinjo.gordana) on

Komento
Shperndaje