Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mozzik dhe e dashura, të çmendur për njëri-tjetrin. Ndajnë me të gjithë çaste intime në makinë

June 24
10:37 2017

 

Nëse ka një gjë për të cilën Mozzik tërheq vëmendje, përveç muzikës, atëherë padyshim që do të flasim për postimet provokuese në Instagram e SnapChat.

Prej shumë kohësh nuk dinim asgjë për jetën personale të reperit, me kë ishte lidhur, me kë ishte ndarë, por tani dimë gjithçka, madje dimë edhe çfarë bën me të dashurën në makinë. Loredana Zefi, e dashura e Mozzik, ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një foto mjaft intime me partnerin e saj.

Të dy janë në makinë ndërkohë që këmbët e vajzës gjenden te prehri i reperit, më saktë mbi vendin intim të Zzikit. “Duke luajtur me gishtat e këmbës”, – shkruan Loredana.

Ok, një gjë kuptuam, Mozzik dhe Loredana janë bërë për njëri- tjetrin sepse të dy janë kaq mendjehapur dhe të lirshëm kur vjen puna te të tilla gjëra.

Ama, një gjë nuk kuptojmë, nëse Loredana “vozit” me gishta, pse ka vendosur thembrën te Mozzik? /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje