Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Motrat Knowles hyjnë në historinë e muzikës

Motrat Knowles hyjnë në historinë e muzikës
October 10
16:06 2016

Beyonce dhe Solange kanë hyrë në historinë e muzikës dhe të Billboard këtë javë me klasifikimin në Billboard 200.

“A Seat at the Table” nga Solange, album që u publikua pak javë më parë, është renditur në vendin e parë duke lënë pas dhjetëra albume të tjerë, si Views, 25, Anti dhe Lemonade.

Në maj të këtij, ishte motra e saj, Beyonce, që u pozicionua për herë të 6-të në krye të këtij klasifikimi me Lemonade, gjë që i bën dy motrat Knowles të parat motra që renditen së bashku në vend të parë të Billboard 200 bazuar në shitjet e albumeve.

Pavarësisht se Beyonce dhe Solange kanë stile krejtësisht ndryshe – Bey është RnB, rock, pop, kurse Sol është soul e blues – këtë herë ato të dyja janë bashkuar në një pikë: albume me mesazhe të qarta politike e sociale. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje