Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Motrat Kardashian paditen për 10 milionë $

Motrat Kardashian paditen për 10 milionë $
July 16
13:34 2016

Motrave Kardashian (Kim, Kourtney dhe Khloe) u duhet të përballen me një padi prej 10 milionë $ nga kompania “Haven Beauty”.

Sipas përfaqësuesve të kompanisë kozmetike, tri motrat kanë akuzuar dhe shpifur për të pasi kishin mbaruar fushatën publicitare.

Kim, Khloe dhe Kourtney janë shprehur nëpër media të ndryshme se kompania në fjalë ka keqpërdorur dhe keqinterpretuar figurën e të triave. Mesa duket, kjo gjë nuk u ka pëlqyer drejtuesve të “Haven Beauty”, të cilët u kanë kërkuar gjyqtarëve të ndalojnë vajzat që të flasin për kompaninë, por kompania nuk është mjaftuar me kaq dhe u ka kërkuar vajzave të famshme 10 milionë $ dëmshpërblim për komentet negative.

Se ç’do të thonë Kardashianët për këtë na duhet të presim.

 

Shperndaje