Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Motrat Kardashian, një reagim aspak i zakonshëm pas lajmit se vëllai i tyre do të bëhet baba

July 04
18:30 2016

...

Kur Rob Kardashian dhe Blac China filluan të dilnin bashkë, motrat e tij nuk reaguan mirë rreth kësaj lidhjeje dhe jo vetëm kaq.

Në episodin e së dielës të “Keeping Up With The Kardashians”, Khloe Kardashian ka pranuar se është mërzitur dhe është ndier bosh kur vëllai i saj Rob u rrëfeu motrave të tij se  bashkë me Blac China janë në pritje të një fëmije. Nga kamerat shihet qartë që ajo nuk e ka pritur mirë lajmin pasi duket teksa mban kokën me duar dhe pëshpërit një ”urime” e hutuar në momentin që Rob i jep lajmin. Përballë kamerave ajo ka rrëfyer: “Nuk po i njoh emocionet e mia tani. Ndihem bosh dhe pa një zgjidhje si rrallë herë dhe jam shumë e mërzitur”. Kujtojmë që Khloe, Kim dhe Kourtney  lajmin e fejesës e kishin zbuluar nëpërmjet rrjeteve sociale gjatë një pushimi me familjen.

“Nuk doja të tregoja derisa ajo të mbushte tre muaj por e ndjeva të nevojshme që ju ta dinit. Blac nuk është një vajzë e keqe. Unë jam i gëzuar me këtë lajm. Ndoshta keni një ndjesi të pazakontë dhe nuk pres që të gjithë të lumturoheni nga ky lajm”,- ka thënë Rob.

Motrat nuk ia kursyen zhgënjimin duke qenë se u vunë në dijeni për fejesën nga mediat, megjithatë edhe pse me fytyra jo shumë të gëzueshme e uruan Robin për pritjen e fëmijës.

Komento
Shperndaje