Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Motrat Kardashian-Jenner si princeshat e “Disney”-t

Motrat Kardashian-Jenner si princeshat e “Disney”-t
October 13
12:58 2016

Të mërkurën, Kendall Jenner ka zbuluar në aplikacionin e saj se me cilën nga princeshat e “Disney”-t ngjajnë motrat e saj.

Modelja  ka treguar se ajo me motrat e saj i duan shumë filmat e “Disney”-t. “Unë dhe Kylie i shihnim shumë filmat kur ishim të vogla.  Nuk e kisha menduar ndonjëherë se me cilën nga princeshat ngjaja më shumë, por kohët e fundit një mikeshë e imja më tha se ngjante më shumë me Mulan-in”,- ka shkruar Jenner në postimin e saj. “Kjo më shtyu  të mendoja se me cilët personazhe ngjajnë motrat e mia”.

Kendall mendon se ngjan  më shumë me princeshën Tyana të filmit “The Frog”, sepse është e zgjuar, e vendosur, e motivuar, e sjellshme, punëtore, e përulur dhe e respektueshme.

Kourtney ngjan me princeshën Jasmine tek “Aladini”, pasi është aventuriere, intuitive, rebele, inteligjente, kokëfortë dhe e guximshme.

Kylie duket se ngjan me Rapunzel nga “Tangled”, pasi është energjike, sfiduese, familjare dhe me besim në vete.

Khloe është Belle nga “E bukura dhe bisha”, është e bukur, me imagjinatë, kokëfortë, kurioze, e sinqertë dhe e pavarur.

Kim është e ngjashme me Ariel nga “Sirena e vogël”, e bindur, e zgjuar, romantike, e kujdesshme dhe guximtare.

Motrat nuk kanë postuar apo prononcuar mbi asgjë që prej grabitjes së Kim Kardashian në Paris./Blitz.al/

Komento
Shperndaje