Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Motrat Hoxha ekspozojnë trupin në Maldive dhe na lënë pa fjalë

Motrat Hoxha ekspozojnë trupin në Maldive dhe na lënë pa fjalë
May 02
19:22 2018

Sara dhe Lori Hoxha përveç projekteve të tyre dhe angazhimeve  në Top Media, janë të apasionuara për udhëtimet të cilat i kanë të shpeshta. Këtë herë pasi ka përfunduar me sukses “The Voice Kids” Ledioni së bashku me Sarën dhe siç duket nëpër foto edhe me Lorin janë “arratisur” në Maldive.

Motrat Hoxha nuk i kursejnë asnjëherë fotot jo vetëm kur janë me pushime por edhe nga jeta e tyre e përditshme. Këtë herë ata kanë ndezur Instagramin me disa foto ku kanë ekspozuar trupin e tyre me rroba banjo. Ka qenë Lori e para që ka postuar një foto ku duket e shtrirë ne bregdet mbi një dyshek uji duke treguar trupin e saj në një super formë.

✨✨

A post shared by Lori Hoxha (@lorihoxha) on

Por vetëm para pak minutash edhe Sara ka zgjedhur të postojë një foto ku në fakt na ka lënë pa fjalë. Ajo e veshur me rroba banjo na ka habitur me trupin e veçanërisht fundshpinën  e saj. Ajo edhe pse është nëna e një vogëlushi simpatik që quhet London Noor ka arritur të mbajë në formë linjat trupore.

🦋

A post shared by Sara Hoxha (@sarahoxhaaa) on

Të dyja fotot e motrave Hoxha ishin të këndshme për tu parë dhe jo të ekzagjeruara ashtu siç jemi mësuar të shohim poza vërdallë poza në bregdet.

 

 

 

Komento
Shperndaje