Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Motra e vogël ka një mesazh për Lori Hoxhën

Motra e vogël ka një mesazh për Lori Hoxhën
August 15
14:34 2016

Edhe pse aktualisht Lori Hoxha ndodhet në SHBA, ajo nuk harron të na përditësojë me foto e video nga pushimet e saj.

Ajo ka shpërndarë një foto në SnapChat të bisedës me motrën e saj të vogël, Redian, e cila i ka shkruar: “Ur still Lori from Laprak/Ti je akoma Lori nga Lapraka”. Një nga shprehjet më të famshme të Jennifer Lopez-it, “I’m still Jenny from the block/Jam akoma Jenny nga blloku” është përshtatur me humor nga motra e vogël e Lorit. Sigurisht, Lori e ka trajtuar mesazhin e së motrës përsëri me humor, duke shkruar përbri fotos: “Redia e di shumë mirë çfarë ndodh rreth e rrotull”.

Ky mesazh i Redias vjen pas postimeve të Lorit nëpër vende të ndryshme në SHBA, si Nevada, California, New York, si dhe pas fotove e videove në koncertin e Jennifer Lopez në Las Vegas./Blitz.al/

 

 

Shperndaje