Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Motra e Princeshës Kate, pre e hacker-ave. Vidhen foto private të Familjes Mbretërore

Motra e Princeshës Kate, pre e hacker-ave. Vidhen foto private të Familjes Mbretërore
September 24
09:32 2016

Pippa Middleton, motra e Princeshës Kate, ka rënë pre e hacker-ave.

Flitet se nga sulmi në telefonin e saj celular janë marrë foto të Kate me fëmijët e saj George dhe Charlotte, të cilat po tentohen t’u shiten gazetave më të famshme si “The Sun” apo “Daily Mail” për rreth 50 mijë stërlina.

Sipas “Scotland Yard”, njerëz afër familjes Middleton e konfirmojnë këtë gjë.

“Falënderojmë ata që na kanë vënë në dijeni të këtij fakti. Avokatët kanë filluar punën e tyre, ashtu si edhe hetuesit”, – është shprehur zëdhënësi i Pippa-s.

Sipas informacioneve të para, gjatë 48 orëve të ndërhyrjes, hacker-at kanë arritur të marrin rreth 3000 fotografi, mes të cilave edhe ato të fustanit të nuses së përzgjedhur nga Pippa për dasmën e saj të caktuar në pranverën e vitit 2017. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje