Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mos vallë Ronela sapo na pranoi lidhjen me Young Zerkën?

Mos vallë Ronela sapo na pranoi lidhjen me Young Zerkën?
May 28
15:20 2017

Është përfolur lart e poshtë se dy këngëtarët, Ronela Hajati dhe Young Zerka, janë në një lidhje prej shumë kohësh, por ama asnjëri prej tyre nuk ka pranuar gjë…deri tani.

E ftuar në “Thumb”, Ronela ka dhënë shumë shenja që Zerka dhe ajo janë në një marrëdhënie.

Fillimisht, e pyetur nëse është në një lidhje apo jo, Ronela ka thënë vetëm: “N’mes”.

Duke u nisur nga fakti që në një intervistë në 2014-n Ronela u shpreh se kishte 3 vite pa të dashur dhe duke i shtuar edhe 3 të tjera deri në 2017-n, këngëtarja u pyet se si është e mundur të qëndrojë pa të dashur. Dhe ja përgjigja e saj: “Deri në 2014-n nuk gënjeja unë. Tani edhe mund të gënjej. Do kisha zënë ndryshk deri tani”.

Kurse pyetjes se kur do ta pranojë lidhjen me këngëtarin korçar, Ronela iu përgjigj duke thënë se do ta pranojë kur të bjerë borë në gusht. Ama, nuk e mohoi faktin që janë në një marrëdhënie.

Kështu si e ka nisur moti, nuk është çudi të bjerë borë në gusht dhe nëse bie, do ta pranojë më në fund Ronela? /Blitz.al/

Komento
Shperndaje