Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mos vallë Jennifer Lopez sapo ndryshoi emrin?

Mos vallë Jennifer Lopez sapo ndryshoi emrin?
May 08
16:50 2017

Jennifer Lopez është një nga artistet më të njohura dhe më të famshme në Hollywood, por shumica nga ne e njohin me pseudonimin J.Lo.

Duket se ka ardhur koha që ne ta identifikojmë me një tjetër nofkë: J. Rod.

Pas tapetit të kuq në “MET Gala”, ku këngëtarja 47-vjeçare u shfaq përkrah të dashurit të ri, futbollistit Alex Rodriguez, Jennifer Lopez dha një intervistë për gazetarët e “EOnline”.

E pyetur nëse Rodriguez kërcen mirë muzikë latine, J.Lo përgjigjet: “Kur fillon muzika latine nuk ka njeri që ta mbajë…”. Më pas, këngëtarja ngacmohet duke u pyetur nëse i pëlqen pseudonimi J-Rod.

“Nuk më intereson. Ndoshta… pse jo?” – përgjigjet Lopez. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje