Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mos u habisni por përveç Eugentit dhe Ermal Metës në “Eurovizion” mund të jetë edhe Shpat Kasapi!

Mos u habisni por përveç Eugentit dhe Ermal Metës në “Eurovizion” mund të jetë edhe Shpat Kasapi!
February 12
18:46 2018

Shpat Kasapi ka vendosur të luajë disi me mediat këto ditët e fundit me çka ka postuar e rrëfyer. Vetëm ditën e djeshme të gjithë folën për një marrëdhënie dashurie të Shpatit me një vajzë marokene ndërkohë që sot i ftuar në “Pop Culture” me Kelvin dhe Dojnën, ky i fundit pranoi se mund të jetë në “Eurovizion” këtë vit për të përfaqësuar Maqedoninë.

Sipas Shpatit, në Maqedoni nuk funksionon njësoj si në Shqipëri me Festivalin e RTSH-së. Aty këngëtarët i dërgojnë produktet e tyre muzikore dhe më pas një juri vendos për këngën fituese. Shpati tashmë  e ka dërguar këngën e tij.

Pra pas Eugentit që do të përfaqësojë Shqipërinë dhe Ermal Metës që do të përfaqësojë Italinë, Shapti mund të jetë krah djemve duke përfaqësuar Maqedoninë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje