Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mos u habisni kur fëmijën e tretë të Kim Kardashian ta lindë e ëma, Kris Jenner!

Mos u habisni kur fëmijën e tretë të Kim Kardashian ta lindë e ëma, Kris Jenner!
May 22
08:29 2017

Të gjithë e dimë se Kanye West dhe Kim Kardashian duan të bëhen sërish prindër, por në pamundësi për Kim që t’i japë jetë një fëmije, sepse ka disa komplikacione lidhur me shëndetin, një opsion është që fëmijën e saj ta mbajë në bark Kris Jenner, e ëma e saj, e cila ka thënë se me kënaqësi do të bëhej nënë surrogate për të mbajtur nipin apo mbesën e saj në bark.

Nga kjo janë çuditur pa masë motrat e Kim, të cilat kanë reaguar ashpër duke i thënë kësaj të fundit se është e pamundur që Kris të mbajë një fëmijë në bark në këtë moshë që është ajo, më shumë se 61 vjeç, por Kris, duke u intriguar nga kjo, ka lënë një vizitë te mjeku me besimin se mund ta bëjë.

“Unë mund ta mbaj në bark dhe do të lindë shumë mirë, më beso!” – i ka thënë ajo Kim-it, e cila më pas është ndërprerë nga Kourtney: “Edhe unë jam ofruar që t’ia mbaj fëmijën në bark, kështu që mos bëj sikur je Nënë Tereza këtu”.

Duhet të përgatitemi për të parë çudira… /Blitz.al/

Komento
Shperndaje