Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mos u çudisni nëse e shihni në Tv Klan! “Kimikati” largohet nga Portokalli për t’iu bashkuar Besit dhe Erionit?

Mos u çudisni nëse e shihni në Tv Klan! “Kimikati” largohet nga Portokalli për t’iu bashkuar Besit dhe Erionit?
August 18
11:13 2018

Ditët e fundit është shkruar gjatë në media për largimin nga “Portokalli” të Olsi Bylykut, i njohur ndryshe me emrin e personazhit të tij kryesor, Kimikatit. Ditën e djeshme, aktori ka sqaruar publikisht largimin e tij nga show i humorit duke shprehur mirënjohje dhe falenderime për të gjithë stafin e “Portokalli”-së dhe miqtë që bëri gjatë kohës që punoi në Top Channel. Kimikati u shpreh se po largohej i përlotur nga ky program por nuk ka dhënë një arsye konkrete përse.

Ndër fjalët e shprehura prej tij, ajo që na bën të mendojmë për të ardhmen e tij është fjalia e mëposhtme:

“Po, është e vërtetë që nuk do të jem më pjesë e emisionit që më hapi dyert e ëndrrës sime, për ta vazhduar në një tjetër angazhim artistik.”

“Një tjetër angazhim artistik”, është pikërisht kjo arsyeja se përse Kimikati vendosi të largohej nga programi më i ndjekur i humorit në Shqipëri. Me një përllogaritje të thjeshtë, një aktor i ri si Olsi duhet të ketë pasur një ofertë shumë të mirë që ta shtynte të largohej nga një program aq i suksesshëm dhe jetëgjatë. Mundësitë janë që Olsi të jetë larguar nga Top Channel për të kaluar në një tjetër televizion; në Tv Klan.

Konkretisht në Tv Klan sezonin e ri do të nisin dy programe humori, njëri i konsoliduar tashmë i cili do të quhet “Duplex” , një program simotër i “Apartamenti 2xl” me po të njëjtët aktorë protagonistë.

Emisioni i dytë i humorit apo show që pritet të nisë dhe për të cilin është shkruar kaq shumë por gjithçka ka mbetur enigmë, është programi i cili i është besuar Bes Kallakut dhe Erion Isait. Të dy e kanë treguar shpesh se janë duke punuar për një projekt i cili do të shfaqet në Klan por ideja, emri dhe realizimi kanë mbetur të pasqaruara prej tyre. Duke marrë parasysh miqësinë e ngushtë të Olsit me Bes Kallakun, një miqësi që lindi në “Portokalli”, ekziston mundësia që aktori t’i bashkohet Besit dhe Erionit në projektin e ri.

Që në skeçet e tij të parë Olsi ka pasur mbështetjen absolute të Besit, tekstet e çdo numri ata i shkruanin bashkë, shumicën e kohës vetë Besi dhe kjo bëri që ata të afroheshin shumë me njëri-tjetrin. Edhe pasi Besi u largua nga “Portokalli” miqësia mbeti ndaj nuk është çudi që Olsi t’i bashkohet dy çunave aq shumë të dashur për publikun në programin e ri. Nuk mbetet tjetër veçse të presim sezonin e ri, edhe pse mundësitë janë të mëdha që kjo lëvizje e Olsit nga Top Channel drejt Tv Klan të jetë e vërtetë. /Blitz.al/

 

View this post on Instagram

 

E ndjej detyrim të sqarohem për të gjithë ju që më keni shkruar, më keni telefonuar dhe pyetur pafund mbi largimin tim nga PORTOKALLI, por mbi të gjitha për të gjithë publikun që më ka ndjekur dhe mbështetur në rrugëtimin tim deri më sot… PO, është e vërtetë që nuk do të jem më pjesë e emisionit qe më hapi dyert e ëndrrës time, për ta vazhduar ne 1 tjetër angazhim artistik. I jam mirënjohës gjithë jetën regjisorit Altin Basha që më dha mundësinë të shpreh talentin tim. Faleminderit të gjithë aktorëve ose me saktë idhujve te mi, në batutat e të cilëve u rrita dhe pata fatin të jem koleg me ta. Faleminderit TOP CHANNEL për hapësirat që më ofroi në televizion. Falenderime pafund për publikun tim, frymëzimin dhe energjinë e pashtershme që buron në cdo duartroktitje. Po iki i përlotur për punën që investova dhe marrdhëniet njerëzore që arrita të krijoj, për të qeshur me të ardhmen që do projektoj pranë publikut shqiptar dhe marrdhëniet e reja që do ndërtoj…ZOTI JU RUJT 🙏

A post shared by Olsi Bylyku (@olsibylyku1) on

Komento
Shperndaje