Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mos u çudisni kur ta shihni fytyrën e Dafinës në kartmonedhat e dollarit; Ajo na paralajmëroi!

Mos u çudisni kur ta shihni fytyrën e Dafinës në kartmonedhat e dollarit; Ajo na paralajmëroi!
January 12
15:38 2018

Duket se Dafina Zeqiri e ka marrë shumë seriozisht të qenurit “King” siç ajo e quan veten dhe kjo është kthyer në motivimin kryesor të këngëtares për t’ja dalë më së miri.

Jo vetëm po përpiqet të bëjë muzikë të mirë Dafina në SHBA por gjatë gjithë kohës pëlqen të ngrejë sa më shumë rolin e vajzave dhe grave në Shqipëri e kudo, duke e vënë qëllim bazë të karrierës së saj edhe këtë nismë.

Teksa ka postuar një kartmonedhë me vlerën e 500 dollarëve në Instastory, Dafina ka shkruar: “S’do jetë e largët dita kur të vendoset fytyra në ndonjë kartmonedhë të dollarit…” – duke vazhduar të motivojë veten dhe vajzat e tjera që e ndjekin.

Se di do e arrijë Dafina këtë, ne nuk e dimë, ama siç themi dhe ne shqiptarët: Rëndësi ka ideja, pastaj të tjerat rrjedhin vetë. /Blitz.al/

Shperndaje