Blitz

 Breaking News

“Mos pi shumë birra se do bëhesh baba!”- Jonida Vokshi zbulon detajet e ëmbla të shtatzënisë dhe si ia dha lajmin Besnikut

“Mos pi shumë birra se do bëhesh baba!”- Jonida Vokshi zbulon detajet e ëmbla të shtatzënisë dhe si ia dha lajmin Besnikut
June 01
09:23 2020

Jonida Vokshi ka rrëfyer disa detaje mjaft të ëmbla për shtatzëninë e saj, ndërkohë që është në pritje të një vajze me bashkëshortin Besnik Krapi.

Në një intervistë për Revista Who, ajo shprehet se të dy u lumturuan kur morën vesh gjininë e saj, madje pyesnin doktoreshën gjithmonë kur shkonin për vizitë, nëse vërtet ishte vajzë:

“Për herë të parë na u tha nga doktoresha në muajin e 4, por ende me frikë që nuk është 100%. Pas atij muaji, sa herë kemi shkuar për kontrolle kemi pyetur te dy: “Vazhdon të jetë vajzë? (qesh)”.

Jonida shprehet se ishte një shtatzëni “mes të dëshiruarës dhe rastësisë” dhe nuk priti fare për planet e tyre:

“Një shtatzëni mes të dëshiruarës dhe rastësisë. Unë dhe Besniku e kishim menduar që shpejt të vinte dhe momenti për t’u bërë prindër se të dy vdesim për fëmijë, por erdhi edhe më shpejt nga ç’e prisnim (qesh), nuk priti planet tona.

Në fillim e mori vesh doktoresha ime sigurisht (qesh), pasi ajo ma konfirmoi dhe personi i parë që i tregova ishte Besniku dhe ishte një moment që nuk do ta harroj kurrë. Besniku ishte në një ndeshje futbolli në stadium në Prishtinë. Unë në Tiranë. I shkruajta: “Kujdes zemër, mos pi shumë birra e sillu mirë tani, se ke me u bo baba” dhe pastaj kam lexuar sms nga Besniku të tipit: “A e ke seriozisht? Nëse është humor dije që është shumë pa lidhje e i rëndë. Jonida e ke me të vërtetë?”, e gjëra të kësaj natyre, këto sa doli jashtë stadiumit e më mori në telefon. Kur e konfirmoi që nuk ishte shaka, e la lojën përgjysmë, nuk hyri më brenda e ka fluturuar në gjithë Prishtinën prej gëzimit (qesh).”

Jonida shprehet se mezi pret t’ia shohë fytyrën vajzës dhe madje kanë nisur edhe ato debatet e vogla në çift se kujt i ngjan:

“Në fillim mundohesha të bëja bashkë tipare apo ta imagjinoja me kombinime të ndryshme, por shumë e çuditshme që nuk arrija dot të kisha një përfytyrim të qartë si mund të dukej. Në muajt e fundit, falë teknologjisë së ekove 4D, fytyra e bebit del goxha e qartë. Nga ky moment filluan debatet e para me Besnikun, jo më ngjan mua e jo ty (qesh). Por ende nuk arrij ta përfytyroj saktë se si do duket, mezi po pres t’ia shoh fytyrën”.

Share