Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mos ndoshta ky postim do të thotë se Mozzik dhe Loredana do ta çojnë lidhjen e tyre në tjetër nivel?

Mos ndoshta ky postim do të thotë se Mozzik dhe Loredana do ta çojnë lidhjen e tyre në tjetër nivel?
June 24
11:14 2018

Me hyrjen në industrinë e muzikës së Loredanës, të dashurës së Mozzik, duket se gjërat midis çiftit janë “ndezur” edhe më tepër. Këta të fundit shihen gjithmonë e më tepër në praninë e njëri tjetrit ndërkohë që nuk ngurrojnë të postojnë vazhdimisht arritjet në klikime të këngëve të tyre, duke treguar suport të vazhdueshëm edhe publikisht për njëri tjetrin.

Mirëpo, një postim i fundit i Mozzik duket sikur ka provokuar ndjekësit e tyre më besnikë të cilët tashmë po dyshojnë se dyshja do ta çojë në një nivel tjetër lidhjen e tyre.

“Gruaja ime” – shkruan Mozzik në Instagram teksa ka postuar klipin e Loredanës.

Pra, ishte thjesht mënyrë e këndshme të të thirrurit partneren apo këmbanat e një dasme të mundshme po dëgjohen? Përgjigjia e saktë, i mbetet kohës. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje