Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mos ndoshta është Ilda Bejleri ajo që “po ia lun’ lojën” Capital T-së?

Mos ndoshta është Ilda Bejleri ajo që “po ia lun’ lojën” Capital T-së?
May 27
09:27 2017

Kënga “Pse po ma lun lojën” e Capital T është kthyer menjëherë në hit dhe numëron deri tani më shumë se 3 milionë klikime, fakt ky që e ka gëzuar pa masë këngëtarin.

Mirëpo, ndonëse kënga na pëlqen shumë dhe na bën gjithmonë të lëvizim nën ritmet e muzikës, kuriozë jemi se cila është vajza e cila “po ia luan lojën” reperit.

Ilda Bejleri, gazetarja seksi e “Digitalb”, ka postuar një fotografi në Instagram krah Capital T dhe në hashtag ka shkruar titullin e këngës.

Hmmmm…

Si qëndron kjo punë? Çdo Ilda me Capital-in? Mos është Ilda që “po ia luan lojën”? Sa shumë pyetje! Presim përgjigjen e protagonistëve që kanë preferuar të bëjnë si enigmatikë në postime… /Blitz.al/

Shperndaje