Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mos ndoshta Dojna dhe Kelvi na treguan me këtë foto se janë çifti më i ri i showbizit?

Mos ndoshta Dojna dhe Kelvi na treguan me këtë foto se janë çifti më i ri i showbizit?
February 14
14:25 2018

Që prej  nisjes së “Pop Culture” vumë re se prurjet e reja të Top Channel që ishin Dojna Mema dhe Kelvi Kadilli, kishin mjaft kimi me njëri tjetrin ndaj dhe emisioni i shkonte shumë përshtat.

Ishte pikërisht ditën e Krishtlindjeve kur Kelvi dhe Dojna vendosën të postojnë një foto provokuese ku fansat e tyre nisën menjëherë të aludonin se ndoshta mes tyre kishte diçka, ndaj dhe ishin shumë të lirshëm me njëri tjetrin.

👶🏻

A post shared by Kelvi Kadilli (@kelvikadilli) on

Megjithatë, si Dojna ashtu edhe Kelvi nuk u prononcuan lidhur me këtë.

Mos ndoshta u desh festa e Shën Valentinit që dyshja të na tregonte se është bashkë?

Vetëm pak minuta ata kanë postuar një foto mjaft sensuale krah njëri tjetrit në rrjete sociale, njësoj si ato shkrepjet e filmit “50 Shades of Grey”. Madje me ‘hashtag’ Kelvi ka shkruar fjalët, “dashuri flakë” (Hell of a love) si dhe “të dashuruar” (Valentines).

Çfarë po përpiqen të na tregojnë këta të dy sot, pikërisht në ditën e të dashurarve e pikërisht me këto poza seksi? Mos ndoshta Kelvi dhe Dojna janë çifti më i ri i showbizit shqiptar?

Mos harroni se pak më parë edhe Klea Huta së bashku me Elgit Dodën vendosën pikërisht këtë mënyrë të të zyrtarizuarit të marrëdhënies së tyre të dashurisë: thjesht një foto plot dashuri në Instagram. /Blitz.al/

Shperndaje