Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Mos lejoni asgjë të hyjë në rrugën e ëndrrave tuaja”- Dua Lipa fiton dy çmime Grammy dhe emocionon me fjalimin e saj

“Mos lejoni asgjë të hyjë në rrugën e ëndrrave tuaja”- Dua Lipa fiton dy çmime Grammy dhe emocionon me fjalimin e saj
February 11
10:12 2019

Ishte një natë magjike ajo e mbrëmshmja për këngëtaren me origjinë shqiptare Dua Lipa, e cila doli triumfuese nga ceremonia e çmimeve Grammy. 23 vjeçarja u vlerësua si “Artistja e re më e mirë” dhe kënga e saj Electricity u shpall “Kënga më e mirë dance”.

Një arritje shume e madhe për artisten, e cila bëhet kështu dhe shqiptarja e parë që arrin të rrëmbejë çmime kaq të rëndësishme. Se sa emocionuese ishte e gjithë kjo eksperiencë për të, e tregon vetë reagimi i saj, fillimisht teksa bëhej gati për të shkuar në ceremoni:

Dhe më pas moment kur u shpall “Artistja e re më e mirë” :

Në mes të këtyre emocioneve dhe lotëve ajo arriti të mbajë dhe një fjalim emocionues, ku përveçse falenderoi fansat dhe bashkëpuntorët e saj, tha: “Oh Zot, nuk di nga t’ja filloj. Fillimisht dua të them se sa e nderuar jam që isha e nominuar mes këtyre artisteve të jashtëzakonshme, këtë vit ja kemi dalë të rritemi më shumë. Unë dua të falenderoj fansat e mi, kolegët, bashkëpuntorët dhe familjen time, e cila është këtu me mua sonte. Një gjë tjetër që dua vërtetë ta them është se nëse ende nuk e keni kuptuar sa të veçante jeni, nga historia dhe e kaluara unike që keni ose nga një emër që nderon rrënjët tuaja…duhet thjesht ta dini që pavarësisht se nga vini, në çfarë besoni apo çfarë sfondi keni, mos lejoni asgjë nga këto të hyjë në rrugën e ëndrrave tuaja sepse ju e meritoni..Unë jam provë e gjallë që ju mund të bëni çfarë që mendja juaj thotë që mund ta bëni, unë besoj tek ju! “

Edhe pse Dua u zgjat pak, e kuptueshme për dikë që ka fituar një Grammy për herë të parë, fansat dhe publiku e pëlqyen fjalimin e saj, madje kanë kritikuar online organizatorët e eventit pasi u duk sikur donin t’ja mbyllnin fjalimin Dua-s përpara kohe. Ndërkohë edhe Bebe Rexha ishte e nominuar për dy çmime mbrëmjen e djeshme por nuk arriti të triumfiojë në asnjërën. Gjithsesi kjo nuk e pengoi të shkëlqente:

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje