Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mos i qani më hallin Brad Pitt-it! Tashmë ka një tjetër yll në krahët e tij

Mos i qani më hallin Brad Pitt-it! Tashmë ka një tjetër yll në krahët e tij
June 27
11:26 2017

Divorci mes Angelina Jolie dhe Brad Pitt ka qenë një nga temat  që është komentuar më së shumti që prej shtatorit të vitit të kaluar, kur ata deklaruan se gjithçka mes tyre kishte marrë fund.

Pas kaq muajsh duket se Pitt e ka lënë pas divorcin pasi ditët e fundit është parë në shoqërinë e një bukurosheje. Mediat e kanë quajtur një “flirt serioz” darkën private të aktorit me bukuroshen Sienna Miller pak ditë më parë. Fillimisht afrimiteti më shumë se shoqëror mes tyre është mohuar nga vetë aktorja, por dyshja është parë sërish bashkë, këtë herë në festivalin Glastonbury. Burimet janë shprehur se Brad dhe Sienna nuk mund t’i mbani  duart larg njëri-tjetrit. Gjatë gjithë kohës rrinin bashkë.

“Ata dukeshin me të vërtetë shumë të afërt”,- shprehet burimi.

A janë vërtet duke dalë bashkë dy aktorët? Për momentin mos prisni asnjë përgjigje pozitive, edhe pse “ku ka zë, s’është pa gjë”./Blitz.al/

Komento
Shperndaje