Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Mos e besoni po deshët por Jason Derulo e ka festuar mbrëmë ditëlindjen me këngëtaren shqiptare

Mos e besoni po deshët por Jason Derulo e ka festuar mbrëmë ditëlindjen me këngëtaren shqiptare
September 23
14:52 2019

Jason Derulo ditën e djeshme ka festuar ditëlindjen dhe ka mbushur 30 vjeç. Dekadën e re të jetës këngëtarime famë botërore ka zgjedhur ta festojë në krahët e një bukurosheje shqiptare.

Besojeni ose jo por Jason e ka pritur 30-vjetorin e  tij i shoqëruar nga Morena Taraku, ose të paktën kështu kuptohet nga postimi i saj. Këngëtarja shqiptare ka publikuar në Instastory një foto ku shfaqet bashkë me Jason duke pirë një gotë dhe duke qëndruar pranë njëri-tjetrit.

“Gëzuar ditëlindjen Jason”,-shkruan Morena duke e shoqëruar me një zemër.

Se ata njiheshin, nuk kishte dyshime por që njiheshin kaq mirë mbase jo.

Jason shpesh i pëlqen dhe komenton  fotot e Morenës në rrjete sociale por duket se ata janë më të afërt se kaq./Blitz.al/

Share