Blitz

 Breaking News

Mos e besoni po deshët por Gigi Hadid sapo publikoi në Instagram foton e miss-it shqiptar

Mos e besoni po deshët por Gigi Hadid sapo publikoi në Instagram foton e miss-it shqiptar
February 18
11:55 2020

Jua kishte marrë mendja se Gigi Hadid do të publikonte në rrjetet e saj sociale foton e një miss-i shqiptar? Po, ka ndodhur ditën e  djeshme kur ylli i Victoria’s Secret ka publikuar në story foton e Trejsi Sejdinit.

Trejsi Sejdini prej disa ditësh ndodhet në New York, ku ka arritur të realizojë një nga ëndrrat e saj më të mëdha duke qenë prezente në Javën e Modës.

Ka qenë Trejsi ajo e cila i ka bërë tag Gigi-t pasi kishte veshur kostumin sportiv që mbante emrin e saj, një bashkëpunim i modeles së njohur me firmën e veshjeve sportive “Reebok”.

E lumtur për këtë gjë Trejsi e ka falenderuar Gigin dhe e ka quajtur idhullin e saj.

Trejsi Sejdini u kurorëzua “Miss Universe Albania 2018″ dhe ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike prej kohësh për shkak të jetës së saj personale.

Share