Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mos e besoni po deshët! Blerim Destani, në të njëjtin film Hollywood-ian me John Travolta dhe Morgan Freeman!

Mos e besoni po deshët! Blerim Destani, në të njëjtin film Hollywood-ian me John Travolta dhe Morgan Freeman!
July 10
15:49 2018

Blerim Destani po realizon xhirimet e filmit “The Poison Rose” në krahë aktorëve legjendarë John Travolta dhe Morgan Freeman. Ky film ka filluar xhirimet që nga maji i këtij viti në Savannah të Georgia-s, nën regji të George Gallo dhe skenar të bazuar në novelën e Richard Salvatore.

Blerimi në këtë film luan karakterin e Lorenzo Rodriguez, ashtu si edhe duket nga fotografitë, na asocojnë në një djalosh meksikan me një stil karakteristik.

Filmi është në stilin e dramave detektive të tipit “Chinatown,” “L.A. Confidential,” apo “The Long Goodbye” dhe flet për një ish-yll futbolli të cilit i bëhet pikë e dobët një vajzë e cila është në telashe. Ashtu si në filmat klasikë, ai përfundon në një rrjet kompleks krimesh. Kur zbulon se vajza në fakt është e bija e tij e humbur prej shumë kohësh, niset që ta shpëtojë atë dhe rrugës në shpëtimin e saj zbulon shumë sekrete të pista të qytetit. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje