Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Mos! Ditëlindja e kokëmadhit…”- Çiljeta bën një urim origjinal për “vëllain” e saj

“Mos! Ditëlindja e kokëmadhit…”- Çiljeta bën një urim origjinal për “vëllain” e saj
September 27
12:38 2016

Artistët janë në “garë” në rrugëtimin e tyre të karrierës,  por sërish ka nga ata të cilët kanë lidhur miqësi të forta dhe ngjisin shkallët e artit së bashku. Një nga këto dyshe, që ndajnë një miqësi shumë të mirë, janë edhe Çiljeta me Noizy-n. Këta të dy jo vetëm që bashkëpunojnë në prodhime muzikore, por ndajnë një miqësi mjaft të mirë edhe jashtë skenës dhe kjo dallon më së miri në urimin e veçantë që Çiljeta ka shkruar sot për ditëlindjen e Noizy-t.

“Sa hapa sytë nga gjumi, hap telefonin, shof orën dhe datën. Euuu thashë, mos, ditëlindja e kokëmadhit. I bie celularit që ta uroj por si gjithmonë ai e hap pas dy ditësh dhe po mendoja me vete që ta shaja njëherë “ooo kokëmadh” sepse vetëm kështu e hap celularin ky. (Këtë sekret ma kanë treguar çunat e grupit). E kështu, duke folur me veten që në pikë të mëngjesit, thashë po gjej ndonjë foto të bukur që kam me vëllain tim kokëmadh e që po e uroj nga Instagram-i, për t’i thënë jo vetëm që e dua shumë, shumë dhe që është vëllai më i mirë në botë, por edhe për t’i thënë që jam me fat që njoh një njeri si ty, sepse zemrën e ke akoma më të madhe sesa ke famën. Dhe është fat të kesh njerëz të tillë afër vetes sot. Të uroj gjithë të mirat e botës dhe jetë sa më të gjatë! E di që do bëhesh si Baçi kur të plakesh, por taksirati ynë…” – e ka mbyllur me plot humor këtë urim Çiljeta.

Ndërkohë edhe ndjekësit e saj janë argëtuar nga ky urim shumë origjinal dhe me plot batuta që Çiljeta ka bërë për mikun e saj ose, siç ajo e quan, vëllaçkon. /Blitz.al/

Çiljeta Xhilaga - Instagram

Komento
Shperndaje